Zgjidhet misteri i spirales së çuditshme që u shfaq mbi qiellin e Zelandës së Re

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një strukturë e çuditshme rrotulluese  e parë në qiellin e natës mbi Zelandën e Re doli të ishte shkaktuar nga një prej raketave të Elon Musk.

Pavarësisht se disa në internet shpresonin se struktura të kishte një lloj origjine aliene, ajo ishte si rezultat i një SpaceX Falcon 9 që nxirrte karburantin e tij pasi lëshoi ngarkesën.

Raketa ishte lansuar të dielën në mëngjes, duke bartur satelitët Globalstar DM15.

Kur raketa u rrotullua për të nxjerrë karburantin e saj, shkaktoi një gjurmë avulli që reflektonte rrezet e diellit. Ishte shtëllunga e ndriçuar e raketës që krijoi vorbullën blu të dukshme.

Pavarësisht se këto lloj spiralesh u krijuan nga raketat e bëra nga njeriu, paraqitja mbresëlënëse ende befasoi ata që e panë.

Share This Article