ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim 6 hours ago
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën 6 hours ago
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm 7 hours ago
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim 7 hours ago
“Rregullorja u asgjësua”, Berisha: Ky është parlamenti i karteleve të drogës 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

“Zgjidhja për dinarin duhet të arrihet sa më shpejt”, planet e BE për një tjetër takim mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë

albnews by albnews
8 April, 2024
in Kosova, Technologji
0
“Zgjidhja për dinarin duhet të arrihet sa më shpejt”, planet e BE për një tjetër takim mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Bashkimi Evropian planifikon që shumë shpejtë të organizojë takimin e radhës midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e një zgjidhje për çështjen e dinarit mbi një propozim të ndërmjetësit Miroslav Lajçak.

Zëdhënësi i BE-së, Petër Stano, në një përgjigje për Rtv21 tha se palët duhet të gjejnë zgjidhje sa më shpejtë për t’i hapur rrugë normalizimit të marrëdhënieve.

RelatedPosts

Osmani shpreh keqardhje për pezullimin e dialogut strategjik me SHBA-të

“Kam shumë për të thënë”/ Ish-ndihmësekretar amerikan i Shtetit: Do të jem dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

“Më 4 prill, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, priti në takim kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër diskutimesh mbi një zgjidhje të përkohshme për të adresuar implikimet e rregullores së fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për paratë e gatshme për komunitetin serb të Kosovës. Ky ishte tashmë takimi i katërt për këtë temë në pesë javët e fundit. Meqenëse, palët nuk mund të kapërcenin dallimet e tyre në propozimet e tyre origjinale, Lehtësuesi i BE-së paraqiti ide mbi të cilat mund të bazohej një zgjidhje e përkohshme. U ra dakord me palët që diskutimet e mëtejshme do të bazohen në idetë e paraqitura nga BE-ja. Emisari i BE-së planifikon të ftojë Palët sërish në javët e ardhshme. Le të kujtojmë se një zgjidhje e përkohshme duhet të arrihet pa vonesa të mëtejshme dhe duhet të negociohet një zgjidhje e përhershme në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes në rrugën e normalizimit”, -tha Stano.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pranuar të gjendet zgjidhja mbi bazën e një propozimi i emisarit Lajçak në të cilin përmendet mundësia e kompromisit.

“Duke parë pamundësinë e arritjes së një kompromisi, Lajçak ka nxjerrë një propozim nga ana e tij, propozim të konsoliduar, për të cilin ne besojmë se është propozim konstruktiv dhe në rrugën e duhur për të gjetur një zgjidhje e cila më së shumti i shkon përshtati qytetarëve serbë në Kosovë, por në të njëjtën kohë edhe respekton në tërësi Rregulloren e BQK-së. Prapë pala serbe nuk ka qenë e gatshme që të reflektojë në këtë propozim dhe kanë kërkuar kohë shtesë. Takimi i radhës pritet të mbahet pas dy javëve përsëri në Bruksel” kishte deklaruar Bislimi pas takimit të fundit në Bruksel.Ndërkohë, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, akuzoi palën kosovare se nuk tregoi “vullnet të mjaftueshëm” për një marrëveshje për çështjen e dinarit. Takimi i radhës në Bruksel midis kryenegociatorëve planifikohet të mbahet brenda 10 ditësh.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

12 September, 2025
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

12 September, 2025
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

12 September, 2025
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

12 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result