Zgjidhje emergjente, Chelsea i beson Lampard, por në fund të sezonin vjen një “big”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Chelsea mbetet në kërkim të një trajneri të ri, por këtë herë drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë të nxitohen. Sipas mediave angleze, presidenti i bluve, po mendon për një zgjedhje të përkohshme, për të vijuar më pas me projektin e ri në fund të këtij sezoni. Në mënyrë surprizë, në skenë ka dalë emri i Frank Lampard, ish kapiten legjendar i klubit, ish trajner nga 2019-deri në janar 2021.

Mirorr

Lampard ka gjetur akordin në parim me presidenti e Chelsea, marrëveshje që pritet të konfirmohet në orët në vijim. Në të njëjtën kohë, stafi po shqyrton kandidatët për sezonin e ri. Luis Enrique mbetet në majën e listës së dëshirave, ndërsa një opsion tjetër është Nagelsmann.

Sun

Rikthimi i Lampard në krye të Chelsea është një lajm i mirë për Armando Brojën, pasi ishte pikërisht Lampard që i dha mundësinë të debutonte në Premier League, por sulmuesi kuqezi vijon fazën e rikuperimit, është thuajse e pamundur të rikthehet në kohë, për të shijuar qoftë dhe disa minuta në këtë fund sezoni.

Share This Article