Zguri: Të dhënat për zgjedhje, kontradiktore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i KQZ, Klemend Zguri tha se raportimet nga komsionerët këtë vit u bënë nëpërmjet telefonit. Në një dalje për mediat, Zguri tha se shifrat për pjesëmarrje janë kontradiktore.

ZguriZgjedhjet e kaluara raportimi është bërë nga qendrat e votimit në sistemin elektronik dhe të dhënat nuk janë transportuar me telefon sic ndodhi këtë vit. Kjo gjë rrit pasigurinë lidhur me saktësinë e shifrave të publikuara përmes transmetimeve telefonike të komisionerëve.

Të dhënat zyrtare janë të dhëna që fiksohen në tablat përmbledhëse të rezultateve në çdo KZAZ. Tablet përmbledhëse duhet të përmbajnë numrin e saktë të pjesëmarrësve në votim sipas listave të zgjedhësve dhe numrin e saktë të fletëvotimeve të përdorura, të fletëve të vlefshme dhe të pavlefshme si dhe numrin e votave për cdo kandidat apo partie politike.

Në rast se shifrat e tabelave përmbledhëse janë kontradiktore atëhere kjo mund të jetë tregues paaftësie, por edhe tregues parregullsie.

Se çfarë ka ndodhur konkret kjo do të zbulohet nga një hetim administrativ.

Share This Article