ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Selfie me sheqer” ndërsa William fillon vizitën në Brazil 1 hour ago
Mijëra njerëz janë evakuuar ndërsa tajfuni Kalmaegi i afrohet Filipineve 1 hour ago
Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë? Ja shkaqet dhe trajtimet natyrale  1 hour ago
Britania i dërgon fshehurazi Ukrainës raketa të reja “Storm Shadow” 2 hours ago
Del SHIFRA/ Sa fitoi “sherifi” Chris LaCivita nga PD për zgjedhjet e 11 majit 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Zhaklin Lekatari: Po mbledh veten nga gjuha e urrejtjes! Kolegët s’janë solidarizuar, por e kanë nxitur

albnews by albnews
11 June, 2023
in Kulture
0
Zhaklin Lekatari: Po mbledh veten nga gjuha e urrejtjes! Kolegët s’janë solidarizuar, por e kanë nxitur
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjuha e dhunës dhe e urrejtjes ishte tema e emisionit “Në radio” që u transmetua ditën e sotme në Radio Tirana 1. “Rrjetet sociale janë hapësira më e lehtë në të cilat zhvillohet kjo lloje gjuhe”, u shpreh gazetarja dhe aktivistja Zhaklin Lekatari, e ftuara e gazetarit Andri Xhahu. “Në momentin që ti nuk kritikon ndodhinë por personin, atëherë kemi të bëjmë me gjuhë urrejtje dhe dhune. Kritika mund të shprehet pa e lënduar, pa e ofenduar tjetrin dhe pa e atashuar me diçka jo të moralshme dhe jo të virtytshme.”

Sipas Lekatarit, nga ana juridike, Shqipëria ka ende shumë për të bërë. “Vendet e Bashkimit Europian po mundohen të krijojnë një kartë të të drejtave virtuale dhe të jenë më të përditësuar për krimet që ndodhin online. Sepse gjuha e urrejtjes është një krim. Nga ana tjetër është Konventa e Budapestit mbi krimet e ndodhura online që është firmosur në Strasburg në vitin 2003. Krimi kibernetik në Shqipëri është një departament ku ka shumë punë për të bërë, po shumë pak njerëz që e bëjnë dhe e zbatojnë atë. Shqipëria nuk është në konventat kryesore. Duke mos pasur marrëveshje të tilla, e ka shumë të vështirë të hetojë.”

RelatedPosts

Muzika e parë e njerëzimit – Nga flauti prehistorik te pianoja klasike

‘Jepni paratë tuaja’, u thotë Billie Eilish miliarderëve(video)

Hapet Muzeu i Madh i Egjiptit, duke shfaqur për herë të parë të plotë varrin e Tutankhamunit

Lekatari evidenton edhe mungesën e strukturave për personat e dhunuar dhe mbështetjes veçanërisht nga kolegët. “Nuk kemi struktura për personat e dhunuar. Unë po e mbledh veten dalëngadalë nga gjithë gjuha e dhunës dhe e urrejtjes. Pjesa më e madhe e kolegëve nuk kanë pasur asnjë lloj solidariteti profesional, përkundrazi e kanë nxitur këtë gjuhë me justifikimin e lirisë së fjalës. Por liria e fjalës së dikujt mbaron në momentin që cënon ekzistentën me dinjitet të dikujt tjetër. Nëse ne bëhemi të gjithë bashkë mendoj, që nuk mund ta zhdukim si fenomen, por mund të merren disa masa parandaluese.”

Duke folur se si gjuha e urrejtjes dhe e dhunës cenon lirinë e tjetrit, Lekatari i referohet personalitetit të kulturës dhe letërsisë shqiptare, Faik Konica. “Faik Konica te “Albania” ka pasur një shkrim për shqiptarët ku thoshte se: ‘Ju kërkoni që të jeni të lirë të besoni, që të jeni të lirë të shkruani mbi një fe apo ta promovoni dhe propagandoni fenë. Më dërgoni artikuj që t’i botoj në gazetën time dhe unë pranoj, por në momentin që unë them se fetë janë e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë njerëzimit ju në mënyrë të menjëhershme ktheheni dhe më godisni. Pse unë lejoj lirinë tuaj dhe ju nuk lejoni lirinë time vetëm se unë kam qëndrim të kundërt nga ju?’”

E pyteur nëse ka menduar që të ndryshojë për hir të komenteve, Zhaklina e ka një përgjigje. “Pse të heq dorë unë? Le të heqin dorë ata. Unë kam vetëm një jetë dhe nuk e shoh fare të arsyeshme që minutat e jetës sime t’ia dedikoj të tjerëve dhe të jetoj në funksion të të tjerëve. Është absurde që në moshën 41-vjeçare të dëgjoj se si duhet ta jetoj jetën time.”

Në lidhje me komentetet që kanë lënë më shumë gjurmë, ajo rrëfen: ““Dita jote e vdekjes do të shpallet festa jonë kombëtare”, ka qenë komenti më i shpifur përpos komenteve të seksualizuara që tregojnë se sa të ndytë dhe të virgjër mendërisht, emocionalisht dhe fizikisht janë një pjesë e shoqërisë sonë. Mendoj që gjithë këta njerëz që komentojnë me gjuhë dhune dhe urrejtje në fakt i flasin vetes së tyre. Sepse sa herë që gjykojmë të tjerët, gjykojmë me atë çka kemi brenda. Fakti që ne jemi një shoqëri që i dedikohemi kaq shumë pamjes së jashtme dhe dukjes kjo është për të balancuar varfërinë e brendshme emocionale. Ne jemi në krizë si shoqëri. Dhe mendoj që na duhet një reformim dhe edukim i menjëhershëm emocional, seksual, mbi dashurinë, respektin, tolerancën dhe mirëkuptimin.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Selfie me sheqer” ndërsa William fillon vizitën në Brazil

“Selfie me sheqer” ndërsa William fillon vizitën në Brazil

3 November, 2025
Mijëra njerëz janë evakuuar ndërsa tajfuni Kalmaegi i afrohet Filipineve

Mijëra njerëz janë evakuuar ndërsa tajfuni Kalmaegi i afrohet Filipineve

3 November, 2025
Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë? Ja shkaqet dhe trajtimet natyrale 

Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë? Ja shkaqet dhe trajtimet natyrale 

3 November, 2025
Britania i dërgon fshehurazi Ukrainës raketa të reja “Storm Shadow”

Britania i dërgon fshehurazi Ukrainës raketa të reja “Storm Shadow”

3 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result