Zhbllokohen punimet në Kuvendin e Kosovës, largohet nga seanca zv.kryeministri, Besnik Bislimi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, i cili PDK-ja u bë përgjegjës për dhunën, është detyruar të lerë sallën e parlamentit. Ishte deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila informoi se kërkesa e partisë së saj në Kuvendin e Kosovës ishte realizuar.

Musaliu bëri të ditur se PDK-ja e kishte kusht të panegociueshëm largimin e Besnik Bislimit. “Dhuna nuk kalon”- deklaroi Musaliu.

Kërkesa e PDK-së për largimin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, erdhi pasi Bislimi, sipas deputetëve të opozitës në Kuvend, gjatë seancës, ka goditur deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku.

Kuvendi i Kosovës iu rikthye normalitetit pasi kryeparlamentari Glauk Konjufca dëgjoi kërkesën e Grupit Parlamentar të PDK-së për largimin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi nga seanca, pasi ai në pjesën e parë të seancës sulmoi me shishe deputetin e PDK-së Mërgim Lushtaku.” – deklaroi PDK-ja.

Edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, tha se largimi i Bislimit nga seanca si dhunues,  mundësoi qetësimin e gjendjes. Ajo kërkoi nga kryeministri, Albin Kurti, që të rikthehet në temën e seancës dhe të sqaroj komunikimet e vartëses së tij, Mimoza Kusari-Lila me një zyrtar të Listës Serbe, Slavko Simiq. 

Në sallën e Kuvendit nuk ka kuorum për votimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare, prandaj ato po kalohen për një seancë tjetër. Po votohen vetëm për pikat për të cilat ka kuorum prej 62 deputetësh sa janë në sallë.

Share This Article