Zhduken cigare në vlerë të 1 milion eurove, arrestohet drejtori i Doganave në Mal të Zi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtori i doganave në Mal të Zi , Rade Millosheviq, është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në një aksion të Policisë Speciale, nën dyshimin se ishte pjesë e një zinxhiri të organizuar që vodhi dhe kontrabandoi cigaret të cilat shteti i kishte konfiskuar këtë verë në Zonën e Lirë Doganore të Portit të Tivarit.

Millosheviq dhe disa zyrtarë të tjerë janë arrestuar për veprën penale të krijimit të organizatës kriminale, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kontrabandë me cigare, raporton “Vijesti”, transmeton Klankosova.tv.

Drejtori i Doganave të Malit të Zi,  ka shpjeguar se si ka ndodhur procedura e ruajtjes dhe djegies së cigareve të konfiskuara nga Zona e Lirë e Portit të Tivarit, por nuk ka pasur shpjegim se ku dhe si janë zhdukur pakot me vlerë gati një milion euro.

Pas orë të tëra intervistimi, Millosheviq, është liruar, por inspektorët e Departamentit të Policisë Speciale ia kanë konfiskuar telefonin.

Share This Article