Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori: Tri versionet që duhen hetuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci thotë se janë tre versionet që prokuroria duhet të ngrejë për çështjen e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Beci tregoi këto tre versione, ku theksoi se prokuroria duhet të bashkëpunojë me policinë.

“Versionet janë largimi i vullnetshëm i personit, ose ajo që quhet vetëzhdukje.

Për shumë arsye, zhduket, humbet çdo gjurmë, për shumë arsye, qoftë për problemet, precedentët apo për borxhet, flas në teori pse ndodh një gjë e tillë.

Pika e dytë, rrëmbimi apo mbajtja peng e personit, kemi apo jo pasojë, është tjetër problem dhe versioni tretë, vrasja e drejtpërdrejtë e personit.

Këto janë tre versionet dhe këto tre versione, jo policia, por edhe prokuroria së bashku duhet t’i eleminojnë njëra me tjetrëm”, theksoi ai.

Share This Article