Princesha e Uellsit, Kate Middleton i ka munguar jetës publike që nga 25 dhjetori i kaluar, kur iu nënshtrua një operacioni abdominal. Që atëherë ajo është larguar nga syri i publikut, ndonëse tashmë kanë dalë zëra për rishfaqjen e saj të mundshme.
Xhaxhai i saj, Gary Goldsmith, ka njoftuar se princesha do të rikthehet më 31 mars në meshën tradicionale të Pashkëve në kishën e Shën Gjergjit në Windsor. Megjithatë, ky informacion nuk është konfirmuar nga familja mbretërore britanike.
Goldsmith, pas largimit nga ‘Big Brother’ britanik, theksoi të gjitha këto informacione: Ajo është në rrugën e duhur. Ajo ka mbështetjen më të mirë në planet. Ajo ka njerëzit më të mirë që kujdesen për të. Është e paqartë se deri në çfarë mase vëllai i Carole Middleton, nëna e princeshës, është në dijeni të përparimit të shërimit të saj pas operacionit.