Emisioni “Dritë në tunel” ka zbardhur detaje të reja nga hetimi. Një dëshmitari i ri pretendoi se e pa Artemisin pak para se të arratisej pas një kontrolli në një zonë të caktuar në praninë e një prokurori.
Që prej tetorit të vitit të kaluar vijojnë kërkimet për gjetjen e 29 vjeares shqiptare Artemis Vasili, e cila u zhduk pa lënë gjurmë në Athinë.
Emisioni “Dritë në tunel” ka zbardhur detaje të reja nga hetimi. Një dëshmitari i ri pretendoi se e pa Artemisin pak para se të arratisej pas një kontrolli në një zonë të caktuar në praninë e një prokurori.
“Policia e Omonia e di shumë mirë se ku është Artemis. Ka disa oficerë policie që paralajmërojnë se kur është koha për tu larguar. Ditën që shkoi prokurori, ata u larguan nga dera e pasme. Ata u zhdukën dhe e morën Artemis nga atje”, tha ai.
Policia ka rifilluar kërkimet në zonën që përshkroi dëshmitari, por nuk ka ende asnjë detaj.
Shoqja e ngushtë e Artemis Vasili ka folur për një incident që ndodhi në korrik dhe mund të ketë lidhje me zhdukjen e saj.
“Një ditë në verë, prindërit e saj po e kërkonin sepse ajo mungonte me orë të tëra. Ajo më kishte thënë se do të shkonte vetëm në Varkizë për të notuar. Unë nuk e besova, megjithatë… Ka shumë skenarë që kalojnë nëpër mendjen time. Kam frikë se i ka ndodhur diçka e keqe”, tha ajo ditën e djeshme po në të njëjtin emision.
Artemis Vasilis u largua nga shtëpia më 16 Tetor. Familjarëve u tha se do shkonte për të dhënë një intervistë pune në një dyqan lodrash të njohur në Koropi, por sipas hetimit të policisë, Artemis kurrë nuk shkoi në “Jumbo”. Sipas familjes së saj, Artemis kishte takuar një 24-vjeçar që kishte njohur përmes “Facebook”, por vetë djali nuk ka pranuar të ketë pasur lidhje me zhdukjen e saj.