Edon Zhegrova ka debutuar për Lillen në humbjen ndaj Paris Saint-Germainit, të dielën, 5:1.
Sulmuesi i krahut u inkuadrua në lojë në minutën e 86-të dhe nuk pati kohë për të lënë ndonjë gjurmë.
Për Zhegrovën kjo ishte ndeshja e parë me kampionin në fuqi të Francës.
Në këtë takim shkëlqeu ylli Lionel Messi me një gol dhe një asistim.
Parisienët serinë e golave e hapën në minutën e dhjetë me Danilon.
Vendasit barazuan me Sven Botman në minutën e 28-të.
Presnel Kimpembe dhe Lionel Messi realizuan për rezultatin e pjesës së parë, 3:1.
Danilo golin e dytë personal e shënoi në minutën e 51-të, për 4:1. Ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Kylian Mbappe me një gol të bukur.
PSG-ja mbanë pozitën e parë në renditje me 56 pikë, derisa Lille ka 32 pikë në pozitën e 11-të.

