Zhegrova kuadër Messit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lille dhe Paris Saint-Germaini do të takohen mes vete në kuadër të raundit të 23-të në elitën e futbollit francez.

Kjo ndeshje do ta mbyllë xhiron e 23-të në Ligue 1 të Francës, ndërsa do të jetë e veçantë për Edon Zhegrovën nëse luan, pasi ballafaqohet me idhullin e tij të fëmijërisë, Lionel Messin.

Do të jetë takimi i 90-të në ligë mes tyre.

PSG-ja e ka avantazhin e ndeshjeve të ndërsjella me 34 fitore, Lille ka fituar 30 herë, ndërsa 25 ndeshje në total janë mbyllur baras.

Ndeshja e fundit është zhvilluar më 29 tetor të vitit të kaluar. PSG-ja fitoi me rezultatin 2:1.

Interesant pritet të jetë edhe takimi i dytë i këtij edicioni.

32 pikë nga 22 ndeshje të luajtura tregon qartë formën e dobët që po kalon skuadra kampione në fuqi e Francës, Lille. Ka pranuar madje 30 gola, shtatë më shumë se në të gjithë sezonin e kaluar.

Edhe Paris Saint-Germaini nuk është se e ka kaluar formën më të mirë të mundshme. Më herët gjatë kësaj jave u eliminua nga Kupa e Francës nga skuadra e Nicet, pas ekzekutimit të penalltive.

Share This Article