Trajneri Simone Inzaghi vlerësoi vlerësoi maksimalisht lojtarët e Interit pasi humbi minimalisht finale e madhe të Stambollit.
Ai theksoi pas ndeshjes se skuadra meritoi të luajë ta paktën edhe shtesën, teksa nuk ngurroi të falënderojë futbollistët për atë që dhanë.
“Ishte një natë ëndrrash, që u kthye në natë keqardhjeje, pasi meritonim shumë më tepër. Dje thashë se nuk i ndërroj lojtarët e mi me asnjë dhe sot e kuptuat arsyen. Kishim disa mundësi dhe duhej të shkonim të paktën në shtesë, por dalim nga kjo finale më bindjen që mund të përballemi me këdo”, tha Inzaghi.
Trajneri i Interit theksoi se nëse skuadra luan si ndaj anglezëve, mund të rikthehet sërish në finale të Championsit. Këto fjalë u thanë pas ndeshjes edhe nga trajneri i City-t, i cili vlerësoi rivalin e tij në këtë finale.