Zhgënjimi deri te thyerja morale-Nga Fehmi Pireva

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zhgënjimi deri te thyerja morale

Zhgënjimi i qytetarëve të Kosovës nuk ka filluar sot, por mund të thuhet se akumulimi i pakënaqësive është i madh. Gjendja e rëndë ekonomike, sociale, padrejtësitë e shumta gjatë qeverisjeve, kanë quar nga një zhgënjim deri tek thyerja morale e tij.

Është momenti i fundit, që pozitë dhe opozitë, seriozisht të merren me zgjidhjen e problemeve, jo me njëri- tjetrin. Kush më shumë e kush më pak, kanë hisen në gjendjen e krijuar.

Qindra e mijëra njerëz, e thonë larg syve të mediave, si ata të punësuar dhe të papunë, se janë të gatshëm ta braktisinin vendin e tyre, po të mos kishin pengesa në qarkullim. Kjo është më shumë se tragjike?!

Si qyetar i thjeshtë i këtij vendi, si një zë, ndoshta krejtësisht i papërfillshëm, ftoj urgjentisht të ulemi, për t’ia kthyer shpresat e vrara, sidomos të rinjve.

Të bëjmë diçka, sa nuk është vonë…!!

TAGGED:
Share This Article