Zhupa: Banorët e dëmtuar nga tërmeti në Kombinat janë harruar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa deklaroi sot nga Kombinati se banorët e dëmtuar nga tërmeti janë harruar.

Në një deklaratë për mediet Zhupa tha se, “ata më 25 korrik e pagëzuan me Kombiart, ndërkohë këtu siç mund ta shikoni nuk kanë nisur shembjet dhe jo më të bëhet fjalë për rindërtimin e shtëpive. Para një viti, pra në nëntorin e vitit të kaluar, Kombinati ishte një nga zonat më të goditura nga tërmeti. Rreth 1500 familje dolën të pastreha. Sot disa prej tyre trajtohen me bonusin e qirasë, por të gjithë nuk e dinë se si do të jetë fati i tyre. Askush nuk ka një kontratë të lidhur me bashkinë e Tiranës apo me institucionet e qeverisë siç është Ministria e Rindërtimit”.

“Kombinati pret përgjigje ashtu si edhe zonat e tjera të Tiranës që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, duan të dinë se si do të shkojë fati i banesave të tyre, banesat që kanë ngritur me mund, banesat që kanë bërë sakrifica për ti patur, shumica prej të cilave janë edhe të padëmtuara dhe me kryqin e verdhë dhe jo me kryqin e kuq për tu shembur. Ndërkohë siç ua paraqitëm, kjo është lagjja që duhej të ndërtohej, por me sa duket planet janë shtyrë për një afat të pacaktuar. Sepse siç e keni parë, kantierët e rindërtimit te “5 Maji” apo te “Sami Frashëri” janë kantiere njëditore vetëm kur shkon kryeministri. Ditët e tjera atje nuk punohet. Ashtu siç nuk punohet në Kombinat, nuk punohet në të gjithë Tiranën”, tha Zhupa./ATSH/ 

Share This Article