Zhupa: Po vidhen paratë e qytetarëve për inceneratorin e Veliajt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Erion Veliaj transferon edhe 1 miliard lekë të tjera në parajsë fiskale”, tha sot në një deklaratë për mediet zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa.

“Inceneratori i Tiranës zë vendin e parë në skemën korruptive mafioze për të vjedhur qytetarët e Tiranës. Për inceneratorin e Tiranës, që duhet të ishte një investim privat, pa para publike, Erion Veliaj ka paguar së fundmi edhe 1 miliardë lekë te tjera. Nga taksat e rritura, që duhet të përktheheshin në shërbime më të mira për qytetarët, paguhet 1 milard lekë për biznesin privat të ngritur me firmën e Erion Veliajt”, tha ajo.

Po ashtu, Zhupa shton se pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës janë të fshehur pas llogarive në parajsa fiskale, por për llogari të këtij biznesi, Erion Veliaj  rriti pak kohë më parë tarifën e pastrimit për qytetarët e Tiranës. 

Share This Article