Zhvendoset autobusi në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autobusi i aksidentit në Lanë është zhvendosur përkohësisht për t’u kthyer më pas si instalacion.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas tij, zhvendosja e autobusit u bë me kërkesë të prokurorisë që është duke e hetuar këtë aksident.

“Me kërkesë të prokurorisë qe po heton aksidentin unik, kërkohet spostimi i mjetit për të bërë ekspertizën autoteknike ne garazh/terren.

Mjeti u spostua mbrëme! Do të rikthehet në përfundim të hetimeve po aty, si instalacion për kujdesin në qarkullim. Fundjavë të mbarë!”, ka shkruar Veliaj.  

Share This Article