Ndërsa SHBA-ja shënoi një rekord të lartë ditor në 40,000 raste të reja, Zëvendës-Presidenti Mike Pence mbajti konferencën e parë të koronavirusit në gati dy muaj.
Ai tha se SHBA e ka “rrafshuar kurbën”, por pranoi se infeksionet po rriten në 16 shtete jugore. Texas-i ka mbyllur baret në përgjigje të rritjes së rasteve, ndërsa Florida njoftoi të premten një numër të ri rekord të rasteve.
Suedia u tërhoq kundër një paralajmërimi të Organizatës Botërore të Shëndetit i cili tha se vendi ishte në rrezik të një rritjeje tjetër të infeksioneve.
Unicef ka paralajmëruar se miliona fëmijë në Jemen të shkatërruar nga lufta mund të përballen nga uria pas rënies së ndihmave për shkak të pandemisë.
Sipas Universitetit Johns Hopkins në të gjithë botën janë regjistruar pothuajse 9.6 milion raste të koronavirusit dhe më shumë se 490,000 vdekje./BBC

