Policia dhe qeveria në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar se do të ndërhyjnë nëse mbledhjet masive vazhdojnë në motin e nxehtë të verës. Kryeministri Boris Johnson tha se pamja në rastet e koronavirusit jashtë vendit duhet të veprojë si një paralajmërim për britanikët që injorojnë rregullat e distancimit shoqëror.
Ish këshilltari i qeverisë, prof Neil Ferguson, këshillat e të cilit çuan në vendimin e bllokimit tha se ai nuk beson se do të jetë i nevojshëm një një bllokim i dytë kombëtar.
Irlanda e Veriut po planifikon që brenda disa javësh të lëshojë aplikacionin e saj për gjetjen e kontakteve. Kjo pason dështimin e aplikacionit të NHS në Angli.
Skocia është “jo shumë larg” nga eliminimi i koronavirusit, sipas Ministres së Parë të vendit, Nicola Sturgeon.
Pacientët e koronavirusit në spitale në Angli, sipas analizave më të fundit, po vdesin me një ritëm më të ngadaltë sesa ishte në kulmin e epidemisë. Përmirësimet në trajtimin e tyre janë ndër arsyet e mundshme të rënies nga 6% në 1.5% midis prillit dhe qershorit.
Drejtuesi i biznesit, Lord Paul Deighton, i cili u zgjodh nga qeveria për të zgjidhur mungesat e pajisjeve mbrojtëse personale për punonjësit e shëndetit dhe kujdesit në Angli tha se kriza ka mbaruar./BBC