Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka anuluar pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, ka konfirmuar se, Osmani ishte e ftuar në këtë konferencë dhe se është mirënjohëse ndaj organizatorëve për ftesën.
Megjithatë, sipas tij, për shkak të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillime brenda vendit, ajo ka vendosur të mos marrë pjesë këtë vit

