Zi në Rrogozhinë, klubi i Egnatias reagon për vdekjen e sulmuesit 24-vjeçar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish sulmuesi i Egnatias dhe Lushnjës, James Ayinde është ndarë nga jeta ditën e djeshme, në moshën 24-vjeçare.

Anyinde nuk e fitoi dot betejën me kancerin, duke mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë.

Nigeriani ka lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, por edhe te skuadrat ku ka lënë gjurmë me paraqitjet e tij.

Zi është edhe në Rrogozhinë, teksa klubi i Egnatias ka reaguar pak më parë për ndarjen nga ejta të Anyinde.

“Ish lojtari i ekipit tonë ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë. KF Egnatia shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së tij”, shkruan klubi i Egnatias në rrjetet sociale.

Share This Article