Ziberi pyet VMRO-në dhe LSDM-në: Tregoni arsyet kundër kryeministrit shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

BDI ka vazhduar fushatën në Tetovë. Kandidati për kryeministër nga ky subjekt, Naser Ziberi kërkoi nga dy subjektet e bllokut politik maqedonas, VMRO-DPMNE dhe LSDM që t’i thonë publikisht arsyet përse janë kundër një kandidati shqiptar si udhëheqës i ekzekutivit të ardhshëm.


“Nëse vërtetë janë serioz në refuzimin e bashkëpunimit, të dalin para opinionit t’i thonë argumentet e veta se pse janë kundër idesë që një shqiptar të mund ta udhëheq ekzekutivin. Ju jap shansin që para qytetarëve të ulemi dhe t’i shtrojmë alternativat që i kemi”- deklaroi Naser Ziberi, Kandidat për kryeministër, BDI.

Share This Article