Zidane është bërë gjysh dhe ka pozuar me mbesën e porsalindur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Djali i madh i Zinedine Zidane, Enzo dhe e fejuara e tij, Karen Goncalves, janë bërë prindër të vajzës së tyre të parë, ashtu që legjenda franceze është bërë gjysh.

“Mirë se erdhe Sia, princesha jonë”, ka shkruar Enzo në një postim në Instagram, krahas fotografisë, në të cilën mban vajzën e tij.

Njëherësh, mesfushori 27 vjeçar e ka publikuar edhe një fotografi, ku shfaqen babai Zinedine Zidane (që do të mbushë 50 vjet më 23 qershor) dhe nëna e tij, Veronique Fernandez, duke pozuar me të porsalindurën në krahë.

Njoftimi dhe fotografitë kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime dhe mijëra komente nga fansat.

Nga urimet e shumta, Zizu është uruar edhe nga legjenda portugeze, Luis Figo, i cili ka shkruar: “Urime gjyshes dhe gjyshit”.

Share This Article