Zidane i gatshëm për Francën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri francez pritet të emërohet selektor i “Trekolorëve”, në vend të Didier Deschamps, për t’i udhëhequr ata drejt Katarit.

Zinedine Zidane është i gatshëm për punën e re. Trajneri i suksesshëm francez u largua nga Real Madridi në fund të sezonit të kaluar. Dhe tash, ai pritet të emërohet selektor i Kombëtares së Francës.

“Zizou” do ta zëvendësojë Didier Deschampsin në rrugëtimin drejt Botërorit të Katarit. Për këtë siguron e përditshmja spanjolle “Marca”.

“Les Bleus” dështuan ta përsërisnin suksesin e Botërorit 2018 në Euro 2020 duke u eliminuar herët nga Zvicra. Ndërsa, Zidane do të mundohet ta drejtojë ekipin drejt suksesit në Botërorin 2022.

Deri tash, ai e ka drejtuar vetëm Real Madridin, me të cilin e fitoi Champions Leaguen tri herë. E kjo do të jetë eksperienca e tij e dytë si trajner për legjendarin francez. 

Share This Article