Zidane: Krenar si reaguan lojtarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se nuk kanë arritur ta përkthejnë posedimin që kishin në raste të denja shënimi. Ai ka thënë se lojtarët do të mësojnë nga kjo përvojë.

Real Madridi barazoi 2:2 me Borussia Moenchengladbachun në Ligën e Kampionëve.

“Ne nuk e transformuam posedimin që e patëm në rasate ideale. Ajo që do të marrë nga kjo është përvoja se si lojtarët reaguan. Ishte shumë e rëndësishme për të marrë pikë. Do të jetë vit i vështirë për të gjithë, por jam krenar me skuadrën time sonte. Duke luajtur kështu si luajtëm në fund do të kalojmë fazën e grupeve pa telashe”, ka thënë Zidane për mediumet e huaja pas ndeshjes.

Share This Article