Zjarr i madh në një stacion metroje në Londër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një zjarr i madh ka shpërthyer në  një stacion metroje në Londrën qendrore. Një një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se tymi ka mbuluar të gjithë zonën, sakaq banorët që kanë qenë në vendngjarje janë shprehur se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm.

“Tymi ka mbuluar zonën. Nën stacion ka shumë dyqane dhe restorante të vegjël që tani janë të mbuluara nga tymi i zi. Ambulancat dhe ekipet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendin e ngjarjes”, ka shkruar në rrjetet sociale një dëshmitar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në 13:43 (koha lokale) dhe zjarri ka shpërthyer në një garazh, pranë stacionit.

70 zjarrfikës dhe dhjetë automjete zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të vënë flakët nën kontroll.

Share This Article