Zjarr në ambientet e katit të parë në spitalin Covid-3

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një zjarr ka rënë në katin e parë të spitalit Covid-3 në kryeqytet.

Mësohet se zjarrfikësja e ka vënë nën kontroll situatën tashmë.

Dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë e një rezistence për ngrohje në zyrat e administratës.

Ora News mëson se bëhet fjalë për zyrën e një mjeku, jo për ambiente ku qëndrojnë pacientët.

Zjarr në ambientet e katit të parë në spitalin Covid-3, tymi

“Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3″ ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit”, bën me dije policia.

Ndërkohë pritet një reagim zyrtar nga spital.

Zjarr në ambientet e katit të parë në spitalin Covid-3, tymi

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

Share This Article