Të paktën 23 njerëz vdiqën dhe 13 të tjerë u plagosën rëndë mbrëmë për shkak të një zjarri që shpërtheu në një bar në qytetin portual Coatzacoalcos, në shtetin meksikan të Veracruz.
Prokori i vendit deklaroi se mund të ishte një sulm me zjarrvënie. Sipas raporteve nga NBC News, viktimat e konstatuara deri më tani janë tetë gra dhe 15 burra.