Zjarr në një hotel në qendër të Moskës, raportohen viktima

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 6 persona, mes të cilëve 2 fëmijë humbën jetën në Moskë, si pasojë e një zjarri që përfshiu një hotel shumëkatësh në qendër të kryeqytetit.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri nisi në katin e pestë të hotelit për t’u përhapur me shpejtësi më tej dhe në katet e tjera.

Ekipet e emergjencës ndërhynë me shpejtësi dhe evakuuan rreth 200 persona, një pjesë prej të cilëve shfaqën probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit.

Dhjetëra zjarrfikës shkuan në vendngjarje dhe flakët u vunë në kontroll vetëm në orët e para të mëngjesit.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërkohë që nuk përjashtohet dhe mundësia e një zjarrvënie të qëllimshme.

Share This Article