Zjarr në një spital në Pekin, të paktën 21 viktima

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën për shkak të një zjarri që ra pasditen e së martës në spitalin Changfeng në kryeqytetin e Kinës.

Transmetuesi publik i vendit raportoi se vatra e zjarrit është aktivizuar në 13.00 me orën lokale.

‘Që nga ora 18.00, të paktën 21 persona për fat të keq kanë humbur jetën, ndërsa 71 pacientë janë evakuuar nga godina,’ thuhet më tej në njoftim.

Ky zjarr është një nga më vdekjeprurësit që ka ndodhur në vitet e fundit në Pekin. Rasti i fundit i këtyre përmasave ka qenë në vitin 2017 kur mori flakë një ndërtesë në distriktin Daxing. 19 persona humbën jetën.

Kjo tragjedi i shtyu autoritetet të rrëzonin një pjesë të madhe të ndërtesave që konsideroheshin të pasigurta në atë zonë duke detyruar mijëra qytetarë të largoheshin nga shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Share This Article