Zjarr në rrugën nacionale, digjet një ullishte në Babicë të Vlorës. Era e fortë favorizon flakët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një zjarrvënie e cila dyshohet të jetë e qëllimshme  ka djegur një hapësirë me ullishte dhe bimësi të zonës pranë rrugës nacionale që të çon drejt fshatit Babicë të Vlorës.

Zjarri dyshohet të jetë vënë nga banorët e zonës, ndërsa në zonë kanë shkuar menjëherë forcat e zjarrfikëses, të cilët po luftojnë me flakët.

Gjithçka bëhet më e vështirë nga kushtet e motit, pasi era e fortë favorizon përhapjen e flakëve.

Fatmirësisht, zjarri është ende shumë larg zonave të banuara, ndonëse flakët rrezikojnë të përhapen duke djegur më tej hapësirat me ullishte.

Share This Article