Zjarre masive në Kaliforni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zjarrfikësit në Kaliforni po përballen me një zjarr masiv që ka detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre në lindje të Los Angeles.

Më shumë se 1300 zjarrfikës, të mbështetur nga helikopterë dhe avionë, kanë luftuar me flakët që nisën të premten. Pjesë të zjarrit janë në kodrina dhe kjo e bën më të vështirë për makinat e zjarrfikësve ta arrijnë atë. Rreth 7800 banorëve u është kërkuar të evakuohen nga zona.

Imazhet e flakëve dhe tymit që mbulon qiellin shihet mbi rajonin malor. Në një postim në twitter, shërbimi kombëtar i motit tha se tymi kishte mbërritur deri në lindje të Phoenixit në Arizona, rreth 482 km larg.

Zjarri nisi në luginën Cherry, në një zonë afër qytetit Beaumont. Që atëherë është përhapur në një sipërfaqe prej 8302 hektarësh.

Terreni i vështirë e ka bërë misionin të rrezikshëm për zjarrfikësit. Zjarret, veç të tjerash, po ndihmohen nga temperaturat e larta, lagështia e ulët dhe bimësia e thatë në zonë.

Share This Article