Zjarre masive në Siberi, shkatërrohen rreth 800.000 hektarë me pyje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria ruse ka dërguar aeroplanë të mbushur me ujë për të përkrahur mijëra zjarrfikës që po luftojnë me zjarre të mëdha në natyrë në Siberi, rajon që njihet për mot të ftohtë por që këto ditë është përfshirë nga një valë e rrallë e vapës.

Flakët janë përhapur në një sipërfaqe prej rreth 800.000 hektarësh me pyje dhe rajoni më i goditur, Yakutia, është në gjendje emergjente që disa javë. Shkencëtarët e klimës e kanë ngritur alarmin rreth ndikimit të mundshëm afatgjatë të motit të nxehtë dhe zjarreve.

Të martën, më shumë se 2.600 zjarrfikës ishin të angazhuar për t’i shuar zjarret në Yakutia, e cila ka pësuar më së shumti nga flakët viteve të fundit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Po na zihet fryma, mushkëritë tona po helmohen nga tymi i rëndë”, thuhet në njërin prej dy peticioneve në internet, që janë nënshkruar nga banorët dhe që i janë drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin. Ata po kërkojnë më shumë pajisje dhe forca për t’i luftuar zjarret.

Rusia është përballur me sezon më të ashpër të zjarreve viteve të fundit, pasi ndryshimet klimatike kanë sjellë temperatura jashtëzakonisht të larta në tundrën veriore të Siberisë. Këtë vit, temperaturat tashmë kanë arritur në nivel rekord.

Share This Article