Zjarret dogjën një shtëpi në Sicili, dy të moshuar gjenden të vdekur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy të moshuar u gjetën të vdekur në një shtëpi të djegur nga zjarri që mbylli përkohësisht aeroportin ndërkombëtar të Palermos në Sicili.

Ata nuk u identifikuan menjëherë, raportojnë mediat italiane, shkruan skynews.

Zyrtarët rajonalë thonë se 55 zjarre janë aktive në këtë rajon, ku temperaturat kanë arritur shifrat mbi 40 gradë Celsius.

Në Pulia, më në veri të shtetit italian, rreth 2000 turistë u evakuuan nga tre hotele në Vieste shkaku i zjarreve të nxitura nga temperaturat e larta.

E kundërta e asaj që po ndodh në jug është në veri. Moti i ftohtë po mbretëron në qytetet veriore italiane.

Në rajonin e Lombardisë, një stuhi e fuqishme e shoqëruar me breshër të fortë shkaktoi përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike. /

Share This Article