Zjarret e fuqishme nxisin evakuime në Turqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet kanë evakuuar shtëpitë në katër zona bregdetare të Turqisë, si pasojë e zjarreve të fuqishme që kanë mbërthyer një pjesë malore afër qytetit bregdetar Manavgat, në jug të vendit.

19 helikopterë janë angazhuar në hedhjen e ujit teksa më shumë se 30 kamionë të fikjes së zjarrit kanë luftuar kundër flakëve që kanë shpërthyer në rajonin rreth 80 kilometra në lindje të qytetit turistik, Antalya.

Televizioni privat turk NTV ka raportuar se, përveç shtëpive, nga zona janë evakuuar edhe pacientët e shtruar nëpër spitale. Ndërsa ende nuk dihet shkaktari, zjarret gjatë muajve të verës janë të shpeshta në zonat malore përreth Mesdheut dhe Egjeut në Turqi.

Share This Article