Zjarret i dogjën shtëpinë/ Mel Gibson ‘shpërthen’ kundër Guvernatorit të Kalifornisë: Ai shpenzoi paratë e taksave për xhelin e flokëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtëpia e aktorit të Hollivudit, Mel Gibson, është djegur deri në themel nga një zjarr në Los Anxhelos. Për këtë, aktori kritikoi guvernatorin Gavin Newsom.

Gibson tha se ndihej “i sëmurë” gjatë vizitës së tij në Austin, Teksas, ku ishte i ftuar në The Joe Rogan Experience, sepse ai e dinte se lagjja e tij ishte “në zjarr”.

“Është disi shkatërruese, është emocionale,” tha Gibson në Elizabeth Vargas Reports të NewsNation .

Në podcast me Rogan , Gibson kritikoi guvernatorin e Kalifornisë, duke thënë se Newsom pretendoi se ai “do të kujdesej për pyjet”, por “nuk bëri asgjë”.

“Unë mendoj se të gjitha dollarët tanë te taksave ndoshta shkuan për xhelin e flokëve të Gavin,” tha aktori.

Share This Article