Zjarret kaplojnë resorin bregdetar kroat, Trogir

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zjarrfikësit në Kroaci kanë luftuar për të dytën ditë radhazi të martën kundër vatrës së zjarrit që ka mbërthyer zonat afër resorit bregdetar të Trogirit.

Flakët kanë shpërthyer gjatë së hënës dhe kanë vazhduar të digjen furishëm gjatë tërë ditës së martë, duke i rrezikuar shtëpitë, si dhe furnizimin lokal me rrymë.

Shërbimi shtetëror i zjarrfikësve ka njoftuar se ekipet kanë arritur që më në fund t’i vënë nën kontroll zjarret, me ndihmën e aeroplanëve që kanë hedhur sasi të mëdha të ujit nga ajri.

Share This Article