ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Urrejtja dhe racizmi nuk mund të na ndajnë”, thotë Kryepeshkopja e parë e Canterbury-t, Sarah Mullally. 29 minutes ago
Titujt e gazetave ne UK 47 minutes ago
Protestat pro-palestineze ‘jo-britanike’ pas sulmit në Mançester, thotë Mahmood 53 minutes ago
Një nga viktimat e vrarë u qëllua nga të shtënat e policisë ndërsa ata qëllonin sulmuesin – shefi i policisë 58 minutes ago
Historiani gjerman përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar foton më famëkeqe të Holokaustit 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Zjarret, Meta: T’i drejtohemi për ndihmë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane

albnews by albnews
3 August, 2021
in Albania
0
Përjashtimi i gazetarëve nga aktivitetet e Kuvendit, Meta: Kufizon lirinë e medies dhe instalon një regjim censure
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve që prej ditësh kanë përfshirë disa qarqe të vendit.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se e ka ndjekur me shqetësim situatën e zjarreve në vend, teksa shton se prej një muaj ka kërkuar reagimin në kohë të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë Brendshme për mbështetjen e pushtetit vendor.

RelatedPosts

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli në SPAK, i komunikohet akuza e korrupsionit zgjedhor

Presidenti i Letonisë vizitë në Tiranë, pritet në takim nga Rama

“U vra nga shoku i tij”, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Babrru: Konsumuan alkool në një lokal bashkë para ngjarjes

Sipas tij është e patolerueshme, që strukturat vendore dhe qendrore, në shumicën e operacioneve, shfaqen vetëm me mjete rrethanore.

Meta shkruan se aktualisht ka mbi 70 vatra aktive zjarri në të gjithë Shqipërinë, ku një pjesë e tyre kërkojnë organizimin e operacioneve ajrore nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Më tej Meta, inkurajon domosdoshmërinë e një ndërhyrjeje emergjente, të drejtuar dhe të koordinuar më së miri.

Postimi i plotë:

Me shumë shqetësim po ndjek prej ditësh situatën alarmante të përhapjes së zjarreve në disa Qarqe të vendit, me pasoja tepër të rënda për pasuritë tona natyrore.

Prej më shumë se një muaji, kam kërkuar reagimin në kohë të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë Brendshme për mbështetjen e pushtetit vendor, në të gjitha bashkitë, për të qenë në gatishmëri për situata të papërballueshme për kapacitetet lokale, në përgjigje edhe të paralajmërimeve të bëra më herët nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Duke vlerësuar sakrificat e deritanishme të forcave zjarrfikëse, të personelit të Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, konstatoj se megjithatë situata po percipiton shumë rrezikshëm.

Aktualisht ka mbi 70 vatra aktive zjarri në të gjithë Shqipërinë, ku një pjesë e tyre kërkojnë organizimin e operacioneve ajrore nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Është e patolerueshme, që strukturat vendore dhe qendrore, në shumicën e operacioneve, shfaqen vetëm me mjete rrethanore.

Për këtë arsye inkurajoj domosdoshmërinë e një ndërhyrjeje emergjente, të drejtuar dhe të koordinuar më së miri, për të patur sukses në luftën kundër zjarrit, nëpërmjet marrjes së menjëhershme të të tjera masave efektive dhe drastike.

I njohur me thirrjen publike të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, e ndaj të njëjtin vlerësim mbi nevojën e rikthimit urgjent në detyrë për zbatimin e detyrimeve, që ka sipas ligjit, të Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, si dhe e dënoj me forcë këtë sjellje të papranueshme, të papërgjegjshme dhe në kufijtë e veprës penale, të shpërdorimit të detyrës.

Nxit institucionalisht të gjithë autoritetet qendrore e vendore, në veçanti Ministrinë e Mbrojtjes, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile të vazhdojnë përpjekjet dhe komunikimin intensiv mes tyre, për koordinimin në kohë dhe marrjen e çdo mase të duhur, nëpërmjet angazhimit të kapaciteteve njerëzore dhe teknike, përfshi Forcën Ajrore, për të kryer operacione efikase në rajonet ku rrezikohen jetët e qytetarëve dhe zonat e mbrojtura.

Vlerësoj gjithashtu nevojën për t’ju drejtuar sa më parë për ndihmë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane, duke patur parasysh se prioriteti absolut duhet të jetë mbrojtja e jetës dhe pasurive publike e private.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Urrejtja dhe racizmi nuk mund të na ndajnë”, thotë Kryepeshkopja e parë e Canterbury-t, Sarah Mullally.

“Urrejtja dhe racizmi nuk mund të na ndajnë”, thotë Kryepeshkopja e parë e Canterbury-t, Sarah Mullally.

3 October, 2025
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

Titujt e gazetave ne UK

3 October, 2025
Protestat pro-palestineze ‘jo-britanike’ pas sulmit në Mançester, thotë Mahmood

Protestat pro-palestineze ‘jo-britanike’ pas sulmit në Mançester, thotë Mahmood

3 October, 2025
Një nga viktimat e vrarë u qëllua nga të shtënat e policisë ndërsa ata qëllonin sulmuesin – shefi i policisë

Një nga viktimat e vrarë u qëllua nga të shtënat e policisë ndërsa ata qëllonin sulmuesin – shefi i policisë

3 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result