Zjarret në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se sipas të dhënave të pranuara deri më tash edhe 15 vatra vazhdojnë të jetë aktive me zjarre në gjithë vendin nga gjithsej 40 sa ishin gjatë ditës, njëzet e pesë prej të cilave janë lokalizuar.

Situata më e rënduar është regjistruar në Dumnicë të Podujevës, ku është kërkuar asistencë nga njësi të tjera. Në këtë operacion janë angazhuar njësitë e Prishtinës, Vushtrrisë dhe Mitrovicës, ndërkohë që është bërë edhe kërkesë për ndërhyrje ajrore nga KFOR-i për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Agjencia u bën apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192. Kosovapress

Share This Article