Zjarret përfshijnë jugun e Shqipërisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prej disa ditësh zjarret dhe tymi kanë përfshirë jugun e vendit, ku flakët kanë djegur qindra hektarë pyje, por më problematike situata paraqitet në Tragjas dhe Karaburun, ku flakët janë riaktivizuar duke djegur sërish sipërfaqe të tëra. Në Ksamil, rrezikohet edhe zona e banuar. Një tjetër vatër zjarri u aktivizua gjatë mbrëmjes së djeshme në Malin e Milesë.

Aktualisht sipërfaqe të tëra janë duke u djegur në pika të ndryshme ,ndërsa në Karaburun zjarri po i afrohet parkut të Llogarasë.

Dy grupe punonjësish të zjarrfikëses së Vlorës janë nisur drejt vatrave të zjarrit në Gadishullin e Karaburunit dhe në fshatin Tragjas për të shuar flakët. Punonjësit po luftojnë me mjete rrethanore dhe në kushte mjaft të vështira që të vënë në kontroll vatrat e zjarrit.

Situatë problematike duket edhe në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fier.

Lidhur me zjarret e ditëve të fundit ,Kontrolli i Lartë i Shtetit me urdhër të kreut të saj Arben Shehu, ka nisur një kontroll mbi të gjitha hallkat e strukturave të reagimit kundër zjarrit. Inspektorët e KLSH kanë nisur kontrolle në të gjitha qytetet problematike ku situata paraqitet më e rëndë. Kontrolli do të verifikojë menaxhimin që po bëhet për procesin e shuarjes së zjarreve, duke nisur që përdorimi i pajisjeve si dhe anën organizative.

KLSH gjithashtu do të verifikojë tenderimet për pajisjet e zjarrfikësve si dhe hallkave të tjera të emergjencave civile nëse përputhen fizikisht me ato që janë blerë si dhe mungesën e tyre gjatë operacioneve. Nëse do të hasen shkelje përgjatë kësaj situate do të ketë referime përkatëse në prokurori.

Share This Article