Zjarret shkrumbojnë Kaliforninë, 2 viktima, mijëra të evakuuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve shkatërrimtarë që kanë përfshirë veriun e Kalifornisë dhe që detyruan evakuimin e mijërave banorëve.

Trupat e dy viktimave u gjetën brenda një makinë, në një autostradë që ishte përfshirë nga flakët në të dy anët e saj. Sipas autoriteteve ata ishin duke tentuar të largoheshin nga zona.

Deri në këto momente, raportohet se flakët kanë shkatërruar mbi 52 mijë hektarë me bimësi dhe shumë banesa.

Guvernatori i Kalifornisë shpalli gjendjen e emergjencës, ndërkohë që mbi 650 zjarrfikës vijojnë përpjekjet për të vendosur zjarret në kontroll.

Situata më problematike paraqitet në rajonin e pyllit të Klamath, ku u urdhërua dhe evakuimi i pjesës më të madhe të banorëve.

Share This Article