Zjarri i kuq si gjaku në zemër të ishullit, si duket Rodosi nën flakë nga satelitët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një plagë, një djegie me ngjyrën si e kuqja e gjakut që e ndan Rodosin në dysh.

Kjo është pamja që shfaqet nga hapësira e tokës, e zjarrit që ka përfshirë prej 7 ditësh në ishullin e famshëm grek, duke detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 10 mijë njerëz.

Toka e djegur, flakët ende aktive dhe kolona e tymit që shtrihet mbi det u filmuan mëngjesin e 23 korrikut nga sateliti Copernicus Sentinel-2, programi i vëzhgimit të Tokës i menaxhuar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) dhe Komisioni Evropian.

Sipas pamjeve satelitore, deri të dielën në ishullin e kreshnikëve ishin djegur 114.140 hektarë tokë, numër ky që fatkeqësisht u rrit ndjeshëm të hënën, me rindezjen e zjarreve në Asklepio, Gennadi dhe Vati.

Për të monitoruar zonën e prekur, është aktivizuar edhe moduli i hartës së shpejtë të Shërbimit të Menaxhimit të Emergjencave Copernicus, siç raportohet nga ekspertët në vend.

Ndërkohë, buletini i Qendrës Evropiane për Parashikimet Afatmesme Meteorologjike (Ecmëf) tregon sot përqendrime të larta atmosferike të grimcave të imëta (PM 2.5) në zonën mesdhetare që rrethon ishullin e Rodosit, pikërisht për shkak të emetimeve të shkaktuara nga zjarret.

Share This Article