Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, banorët dhe turistët shprehin paknaqësi ndaj autoriteteve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prej ditës së djeshme, Borshi po përballet me një situatë tejet problematike për shkak të një zjarri masiv që ka dalë jashtë kontrollit.

U bë me dije se flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik tek banorët dhe turistët, sidomos gjatë orëve të natës, kur zjarri iu afrua rrezikshëm aksit nacional Vlorë–Sarandë.

Ndërhyrja po kryhet nga toka dhe nga ajri, por terreni i vështirë dhe përhapja e shpejtë e flakëve e kanë komplikuar operacionin.

U raportua se situata kërkon ndërhyrje emergjente dhe të koordinuar, pasi banorët kanë shprehur pakënaqësi për reagimin e vonuar të autoriteteve.

Ndërkohë, edhe në fshatin Kaninë, një vatër e madhe zjarri ka shkaktuar shqetësim gjatë natës. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse dhe ndihmës së banorëve, situata atje është përmirësuar ndjeshëm.

Sipas parashikimeve, gjatë ditës së sotme pritet një rritje e ndjeshme e erës, çka e rrit rrezikun për përhapjen e flakëve dhe vështirëson ndërhyrjen nga ajri.

Share This Article