Zjarri në Notrë Dam u shkaktua nga një defekt elektrik ose një cigare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zjarri në prillin e kaluar në katedralen Notrë Dam në Paris mund të ketë ndodhur për shkak të një cigareje që nuk është fikur ose nga një qark i shkurtër, thuhet në hetimit paraprak nga prokuroria e Parisit, që e përjashton pistën me origjinë të qëllimshme, apo kriminale.

Sipas rezultateve të hetimit paraprak që sapo ka përfunduar në Paris, asnjë prej elementeve nuk mundëson që të vlerësohet hipoteza e origjinës së qëllimshme apo kriminale në hetimin mbi zjarrin që dëmtoi një pjesë të katedrales së Notrë Dam.

Mes arsyeve të mundshme, Prokuroria e Parisit konfirmon mundësinë e një problemi në sistemin elektrik ose për shkak të një cigareje që nuk është fikur mirë./ATSH/

Share This Article