Zjarri në Peshtan nxjerr në rrugë municione luftarake, rrezik për shpërthime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zjarri në zonën e Peshtanit ka nxjerrë në rrugë municione luftarake. Fare pranë rrugës Fier- Cakran  zjarrfikësit kanë arritur të gjejnë edhe një kuti mbushur me fishekë, të cilat përdoren për automatikë kallashnikov.

Nuk dihet se cilës periudhë i përkasin, por mendohet që janë fshehur në këtë zonë nga trazirat e vitit ‘97.  Shpërthimi i fishekëve është dëgjuar edhe një ditë më parë, ndërsa një sasi e madhe e tyre si pasojë e flakëve kanë dalë edhe në rrugë.

Banorë të zonës deklaruan jashtë kamerave se në këto ditë kur pylli është përfshirë nga flakët shpesh janë dëgjuar shpërthime të fishekëve, ndërsa arkat me municion kanë dalë edhe në aksin rrugor.

Nuk dihet nëse ka të tjera municione në këtë zonë dhe të kalibrit më të madh, ndërkohë që situata nga zjarret vazhdon të jetë nën alert.

Share This Article