Zjarri në Veles shkrumbohen 400 hektarë me pisha

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pakujdesia e katër punonjësve të ndërtimtarisë ishte shkak për zjarrin që një natë më parë brenda pak orësh dogji rreth 400 hektarë pyje, pranë liqenit të Velesit të quajtur “ Mlladost”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Angelovski, thotë se vet katër shkaktarët e zjarrit e kanë paraqitur rastin  tek organet kompetente, pasi tentativat e tyre për shuarjen e të njëjtit kanë rezultuar të pa suksesshme.

“Ata janë në stacionin policore dhe së bashku me padinë penale do t’i dorëzohen Prokurorit Publik. Punonjësit e policisë i kanë arrestuar këta katër persona, të cilët në deklaratat e tyre gjatë realizimit të punës ndërtimore me makinerinë që po përdornin kanë shkaktuar shkëndijë zjarrin, të cilin janë përpjekur ta fikin, por nuk ia kanë dalë dhe atëherë e kanë paraqitur në organet kompetente”, tha Toni Angelovski, MPB.

Në zjarrin e mbrëmshëm nuk kishte të lënduar apo viktima në njerëz, por kishte dëme materiale, një fermë e djegur pjesërisht, një lavazh, dy shtëpi vikendi dhe një stallë të braktisur. Për një moment flakët përbënin kërcënim edhe për Velesin dhe fshatrat përreth.Institucionet përsëri shfaqen dobësi në organizim. Këtë dobësi, e cila është theksuar edhe sot në mbledhjen e Shtabit të Përgjithshëm  të Qendrës për Menaxhim me Kriza, zjarri e ka përdorur për të shkrumbuar disa dhjetëra apo qindra hektarë më shumë./Alsat/

Share This Article