Zjarri pushton uzinën më të madhe kimike në Rusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu në fabrikën më të madhe kimike në Rusi vetëm pak orë pasi 7 persona mbetën të vdekur si pasojë e një zjarri në një objekt ushtarak.

Tymi mbuloi zonën pranë Uzinës Kimike Dmitrievsky në orët e vona të së premtes. Shkaku i rënies së zjarrit është i paqartë, ndërsa autoritetet evakuuan me shpejtësi rreth 150 punëtorë të fabrikës.

Uzina në Kineshma, në lindje të Moskës, prodhon më shumë tretës industrialë se çdo fabrikë tjetër në Rusi. Fabrika gjendet rreth 1 mijë kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Më herët të premten, 7 persona humbën jetën, ndërsa 25 të tjerë u plagosën, pasi një objekt kërkimor i Ministrisë së Mbrojtjes në Tver u përfshi nga flakët dhe më pas u shemb çatia.

Share This Article