Zjarri shkatërron katedralen e famshme Notrë Dam në Paris

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E gjithë korniza e Notrë Dam në Paris është djegur, nga një zjarr që ra gjatë ditës së sotme, deklaroi zëdhënësi i katedrales.

“Gjithçka është duke u djegur. Nga korniza, që njëra pjesë është e shekullit XIX dhe pjesa tjetër e shekullit XIII, nuk do të mbetet më asgjë”, u shpreh me keqrdhje Andre Finot.

“Tani duhet të shohim nëse kubeja, që mbron katedralen, do të preket apo jo”, shtoi ai

Nga ana tjetër, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, që anuloi një fjalim të rëndësishëm të parashikuar për sot në mbrëmje në përgjigje ndaj jelekverdhëve, do të shkojë në mjediset e Notër Dam në Paris, për të ndjekur nga afër operacionet e zjarrfikësve, njoftoi presidenca franceze./ATSH/ 

Share This Article