Zjarri te Covid 3, Manastirliu: Të gjithë pacientët janë mirë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasitiliu në një deklaratë për mediat dha sqarime për zjarrin e rënë në spitalin Covid 3 në QSUT.

Ministrja siguroi se zjarri ka rënë në zonën e gjelbër të godinës, ku ofrohen shërbimet mbështetëse dhe se asnjë pacient dhe anëtar i stafit nuk është prekur.

“Në këtë incident nuk ka asnjë përfshirje në pavionet që shërbehen pacientët. Incidenti ka ndodhur jo në zonat e pavijoneve por në zonën e gjelbër, shërbimet mbështetëse, që nuk është e lidhur me pavijonet. Ky incident sapo është evidentuar nga strukturat mbështetëse të QSUT është reaguar dhe janë lajmëruar strukturat përgjegjëse që janë duke kryer hetimin për shkakun. Ajo që është e rëndësishme është që pacientet dhe stafi janë shumë mirë dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Sepse incidenti ka ndodhur në këtë zonë të strukturës ku aktualisht nuk ofrohet shërbim”, tha ministrja.

Manastirliu zbuloi se janë 70 pacientë që po trajtohen në këtë spital. ajo tha se po kryhet hetimi për të gjitha pistat duke përfshirë edhe atë të një zjarrëvënie të qëllimshme.

“Janë mbi 70 pacientë në Covid 3 dhe nuk janë prekur nga ky incident. Një prej dhomave ka pasur këtë dhe janë marrë masat në kohë. Po bëhet i gjithë investigimi dhe situata është nën kontroll. Nuk mund të flas për shkaqe janë disa pista që po hetohen. Po vlerësohen të gjitha pistat. Jam këtu për tu siguruar që jemi në gatishmëri maksimale”, deklaroi ministrja.

Prej kohësh godina e ish-Kirurgjisë në QSUT shërben si spital Covid, ku sillen për të marrë shërbim pacientet që përmirësohen në Infektiv. 

Share This Article