Zlatan Ibrahimovic bën debutimin në aktrim, së shpejti në “Asterix and Obelix: The Silk Road”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zlatan Ibrahimovic është gjithmonë në kërkim të mënyrave për t’i bërë njerëzit të flasin për të.

Edhe pse ndodhet jashtë fushës me Milanin për shkak të lëndimit, ai ka shfrytëzuar rastin të jetë në vëmendje për një tjetër fushë.

Ai do të bëjë debutimin në ekranin e madh në filmin “Asterix and Obelix: The Silk Road”.

Cili është roli i tij në film?

“Asterix and Obelix: The Silk Road” është një film aksion-komedi francez i drejtuar nga Guillaume Canet.

Legjenda e futbollit do të jetë në rolin e Caius Antivirus.

Në trailerin e filmit mund të shihni suedezin, i cili përshtatet shumë me karakterin e tij.

Futbollisti ka ngjashmëri fizike me personazhin që qëndron në një lartësi imponuese, thuajse në të njëjtin nivel me lojtarin 1.95 metra i gjatë.

Zlatan nuk do të jetë futbollisti i parë që do të marrë pjesë në sagën e “Asterix”.

Në vitin 2008, Zinedine Zidane bëri një paraqitje në “Asterix” në Lojërat Olimpike.

Sportistë të tjerë si Tony Parker dhe Michael Schumacher morën pjesë po ashtu në atë film.

Share This Article